Lojtari i Huesca-s harron telefonin me vete

Lojtari i Huesca-s harron telefonin me vete

Një moment vërtet i veçantë ka ardhur nga “La Liga” me një skenë që nuk ndodh të shihet në asnjë rast, e sidomos nëse flasim për futbollin profesionist, njofton Insajderi.

Kur sapo kishte nisur pjesa e dytë mes Atthletic Bilbao-s dhe Huesca-s, mbrojtësi i miqve, Jorge Pulido, ka kërkuar që të ndalet loja dhe i ka dhënë një telefon gjyqtarit të ndeshjes për ta dorëzuar në pankinë.

Në media ka pasur edhe një përplasje në pasqyrimin e informacionit, teksa disa prej tyre kanë shkruar se Pulido ka harruar duke u futur me telefon në fushën e lojës, ndërsa media të tjera spanjolle shkruajnë se telefoni është gjetur në fushën e lojës nga ana e mbrojtësit. Megjithatë ky moment komik do të bënte xhiron e rrjeteve sociale teksa arbitri Pizarro vraponte me telefonin në duar për ta hequr nga fusha. /Insajsderi.com