
Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë Ylber Ramadani, me tu kthyer tek klubi i vet në Danimarkë, Vejle, është testuar dhe ka rezultuar pozitiv me Covid 19.
Lajmi është konfirmuar nga vet klubi i tij, sipas menaxherit teknik të klubit Jakob Kruger, mesfushori e ka marrë COVID-19 gjatë udhëtimit për në Shqipëri për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve me Bjellorusinë dhe Lituaninë, transmeton Insajderi.
Jo vetëm kaq, por Vejle raporton se lojtari ka qëndruar në karantinë për një javë në Shqipëri dhe se virusin nuk e ka marrë gjatë kthimit për në Danimarkë.
Përpara ndeshjes me Lituaninë, FSHF-ja hodhi poshtë lajmet se 3 lojtarët e Shqipërisë Ardian Ismajli, Ylber Ramadani dhe Hysen Memolla ishin infektuar me COVID-19.
Fillimisht, FSHF-ja publikoi analizat e lojtarit të Vejles dhe Dioshgorit, ndërsa përgjigjet e analizave të Ismajlit u dhanë pas gati një ore./Insajderi.com.