Lojtari i Kukësit kapet me tifozët e Partizanit – momenti i incidentit

Lojtari i Kukësit kapet me tifozët e Partizanit – momenti i incidentit

Fundi i ndeshjes së Superkupës së Shqipërisë ndërmjet Partizanit dhe Kukësit, pati edhe nerva, përveç gëzimit në radhët e “demave të kuq”.

Sapo u dëgjua vërshëllima finale e arbitrit Hamiti, ishte mbrojtësi i Kukësit, Olsi Teqja, ai i cili gjendej në anë të fushës, pranë tribunës kundërshtare, raporton Panorama Sport.

Ai u kap me disa tifozë të Partizanit që gjendeshin në atë sektor të stadiumit, dhe pasi shkëmbeu disa fjalë me ta, kaloi edhe dy tabela reklamash, duke shkuar deri tek hekurat rrethues.

U desh ndërhyrja e lojtarëve të Partizanit, por edhe të sigurimit, për të qetësuar nervat e lojtarit e për të mos lënë situatën të përshkallëzohej.

Shikoni në pamjet më poshtë:

nerva on Vidnews.