
Ylli i Real Madridit, Martin Odegaard, ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Pas ndeshjes kundër Real Sociedadit, u konfirmua se norvegjezi është i infektuar dhe kështu u detyrua që i gjithë klubi Real Madridit të testohet, raporton en.as.
Ai është izoluar në shtëpi dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë kundër Real Betisit.
Rezultatet e testeve të lojtarëve të Real Madridit do ta përcaktojnë edhe formacionin në xhiron e dytë të klubit mbretëror. /Insajderi.com