Lojtari i klubit spanjoll shet xhaketën e klubit për 35€

Lojtari i klubit spanjoll shet xhaketën e klubit për 35€

Mesfushori i Cordoba Esteve Monterde ka vënë në shitje xhaketën e klubit në një faqe spanjolle të dorës së dytë për 35 euro, duke premtuar blerësin e mundshëm se malli është i ri fringo dhe ka akoma etiketën.

21 vjeçari, i cili bëri katër paraqitje për ekipin që rrezikon të bjerë nga kategoria këtë sezon, gjithashtu ka premtuar se do ta dërgonte mallin në një pako siç bëhen zakonisht shitje-blerjet online, shkruan Telesport.

Me sa duket, Esteve, i cili ishte pjesë e ekipit në humbjen e fundjavës së fundit kundër Nastic, ka vendosur të shesë uniformën pasi ka blerë një palë të reja. Sapo xhaketa u shfaq online, një përdorues i mprehtë i medies sociale e shpërndau. Esteve akoma nuk ka bërë asnjë koment rreth kësaj çështje.

Një përdorues i Twitter-it shkruan i inatosur: “Nëse Esteve shet xhaketën e tij për 35 euro është një konfirmim se ai është më i mirë për të bërë biznes se sa të luajë në fushë.” Sipas raporteve të spanjolles ABC vitin e kaluar, rroga mesatare e një lojtarët të Segunda Division është 77,500 euro, 17 herë më e lartë se rroga mesatare e vendit.

Cordoba më pas ka publikuar një mesazh duke mbrojtur lojtarin: “Ai e do klubin,” shkruhej në deklaratën zyrtare.