Lojtari më i mirë i ri në Premier Ligë – Këto janë nominimet (FOTO)

Lojtari më i mirë i ri në Premier Ligë – Këto janë nominimet (FOTO)

Premier Liga, ka hapur garën për të shpallur lojtarin më të mirë të ri, të sezonit që sapo ka përfunduar.

Gjashtë lojtarë të klubeve të ndryshme, janë nominuar për të fituar këtë çmim.

Manchester United, ka më së shumti lojtarë të nominuar. Anthony Martial, Marcus Rashford, Mason Greenwood dhe Dean Handerson(i huazuar tek Shefield United), janë lojtarët e United të nominuar për këtë çmim, transmeton Insajderi.

Lojtarë të tjerë në garë për këtë çmim janë: Trent Alexander-Arnold i Liverpool, Jack Grealish i Aston Villa, Mason Mount i Chelsea si dhe Chistian Pulisic, po ashtu i Chelsea.

Favorit për të fituar këtë çmim, llogaritet të jetë, Anthony Martial i Manchester United, i përcjellë nga Alexander-Arnold i Liverpool dhe bashkë lojtari i tij, Mason Greenwood./Insajderi.com.