Lojtari me origjinë shqiptare drejt transferimit te gjigandi turk Galatasaray

Lojtari me origjinë shqiptare drejt transferimit te gjigandi turk Galatasaray

Lojtari me origjinë shqiptare, Ezgjan Alioski, pritet të ndryshojë skuadër sezonit e ardhshëm, teksa po flitet për një transferim të tij tek kampionët e Turqisë, Galatasaray, njofton Insajderi.

Momentalisht Alioski luan për skuadrën e Leeds United në Premier League në Anglia, por nuk po gjen shumë hapësira këtë sezon, ndërsa një sezon më parë ishte një  ndër lojtarët thelbësorë duke ndihmuar ekipin e tij të ngjitet në Premier League.

Lajmi është bërë publik nga “Fotball Insider”, ku thuhet se palët kanë shkuar edhe më tej duke nënshkruar një kontratë paraprake për transferimin e 29 vjeçarit tek turqit. Ezgjan Alioski është shqiptar nga Maqedonia dhe prej tetë vitesh është pjesë e përfaqësueses maqedonaso-veriore. /Insajderi.com