![Lojtari rus i hokejit mbi akull, ndërron jetë pasi u godit nga ruli (topi)](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/03/Timur-Faizutdinov-Hockey-1110x581-1-730x440.jpg)
Talenti rus i hokejit në akull, Timur Faizutdinov ka ndërruar jetë në moshën 19 vjeçare, pasi u godit nga ruli (siç është topi në futboll, por me formë cilindrike), njofton Insajderi.
Gjithçka ndodhi në ndeshjen mes Dinamo St. Petersburg dhe Loko Jaroslav, ku lojtari u godit afër syrit nga një prej kundërshtarëve të tij dhe menjëherë pas kësaj ra në tokë.
Faizutdinov u transportua me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ishte e mundur që lojtari të mbijetonte, duke u larguar nga kjo jetë në një moshë shumë të re.
Të tronditur kanë mbetur nga kjo ngjarje shokët e ekipit te Dinamo, por edhe kundërshtarët të cilët kanë parë ngjarjen dhe gjithçka që ndodhi. /Insajderi.com