Dy protesta – dy kauza

Londër: Mbi 100 të arrestuar pas përplasjes së dhunshme mes protestuesve dhe policisë

Vala e protestave anti-raciste pas vdekjes së amerikanit George Floyd në Londër, ka zgjuar një grup tjetër protestuesish. Pas rrëzimit të disa statujave në Angli, pasi u portretizuan si figura që promovonin skllavërinë, një grup i madh i përfaqësuesve të krahut të djathtë ekstrem në Londër janë vënë në mbrojtje të tyre. Tani po ndodhin dy protestime paralelisht.

Londër: Mbi 100 të arrestuar pas përplasjes së dhunshme mes protestuesve dhe policisë

Më shumë se 100 persona janë arrestuar pas protestave të dhunshme të së shtunës në Londër, ka njoftuar policia londineze, shkruan BBC, njofton Insajder.

Policia u atakua nga protestuesit, disa prej të cilëve thuhet se ishin aktivistë të krahut të djathtë ekstrem, pasi shumë prej tyre thoshin se janë mbledhur për të mbrojtur statujat.

Kryeministri Boris Johnson ka thënë se “telashexhinjt racist s’kanë vend në rrugët tona”.

Një hetim gjithashtu ka filluar pasi një person u pa duke urinuar memorialin e Keith Palmer, që u vra në 2017 në një sulm në Westminster.

Ndaras, në po të njëjtën ditë, ka vazhduar protesta paqësore anti-raciste u zhvillua po në Londër dhe gjithashtu edhe në vende të tjera të Britanisë së Madhe./Insajderi.com