LONDRA ANTI-RACISTE

“Londra duhet të zhvishet nga imazhi i kolonizatores duke rrëzuar statujat raciste”

“Londra duhet të zhvishet nga imazhi i kolonizatores duke rrëzuar statujat raciste”

Statujat dhe emrat e rrugëve të Londrës që ndërlidhen me skllavërinë “duhet të largohen”, ka thënë kryetari i kryeqytetit britanik, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Sadiq Khan, kryebashkiaku londinez me origjinë pakistaneze, ka thënë se e ka iniciuar një komision për të rishikuar monumentet që ndodhen në kryeqytet, për tu siguruar që ato e reflektojnë diversitetin e Londrës.

Sadiq Khan | London City Hall

Ky vendim i Khan vjen pasi protestuesit e kauzës anti-racizëm, rrëzuan një statujë të një tregtari skllevërish me emrin Edward Colston në Bristol gjatë të dielës që e lamë pas.

Tashmë një zonë londineze, The Canal dhe River Trust, e kanë konfirmuar se do ta largojnë statujën e Robert Milligan, një tregtar i famshëm skllevërish.

Robert Milligan

Vendimi vjen pas një kampanje e cila lobonte për largimin e kësaj statuje nga Muzeu London Docklands, vendi ku qëndron tash e sa vjet.

Së fundmi bota, përfshirë disa qytete të Britanisë së Madhe që dikur ishte një vend kolonizator, është përfshirë në protesta anti-racizëm. Këto demonstrata mbarë-botërore, erdhën pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd, që u vra nga një oficer i bardhë i policisë amerikane në Teksas. /Insajderi.org