Një autobus dykatësh që ka shpërthyer për një skenë në një film të Jackie Chan ka alarmuar londinezët, raporton The Guardian
Ky autobus nga Londra ka shpërthyer derisa kalonte në urën “Lambeth” derisa qytetarët janë frikësuar për ndonjë sulm terrorist.
Por më pastaj është raportuar se skena është filmuar për filmin “The Foreigner”, në të cilin do të luajnë Jackie Chan dhe Pierce Brosnan, raporton Insajderi
https://www.youtube.com/watch?v=12uoRojah08
Nigel Huddleston, deputeti konservator e ka kapur shpërthimin në video. Ai ka thënë se shkalla e realizmit i ka brengosur shumë njerëz.
“A është dikush i brengosur për shpërthimin e autobusit në urën Lambeth”, ka shkruar ai duke u treguar ndjekësve të tij që ishte vetëm një film.
Shpërthimi ka nxitur shumë reagime në rrjetet sociale./Insajderi.com