Londra, kryeqyteti financiar ndërkombëtar, do të hyjë në një bllokim më të theksuar për COVID-19 nga mesnata e së Premtes, tek sa kryeministri Boris Johnson, kërkon të trajtojë një valë të dytë të coronavirusit që po përhapet shpejt, njofton Insajderi.
Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha se Londra, e cila ka një popullsi prej 9 milion banorësh, si dhe qarku fqinj, i populluar shumë nga Essex, do të vendosen në nivelin e gatishmërisë së lartë, në një minutë pas mesnatës.
“Gjërat do të përkeqësohen para se të përmirësohen”, tha Hancock. “Por unë e di që ka qiej më të ndritshëm dhe dete më të qetë përpara – që zgjuarsia e shkencës do të gjejë një rrugëdalje dhe deri atëherë ne duhet të bashkohemi”, vazhdoi ai.
Masa e Britanisë për të ndaluar “shoqërimin” në kryeqytetin e saj do të thotë që Londra dhe Parisi – dy qytetet më të pasura të Evropës – së shpejti do të jetojnë nën hijen e kufizimeve të vendosura nga shteti ndërsa vala e dytë e pandemisë përhapet nëpër Evropë./Insajderi.com.