
Pavarësisht kufizimeve për shkak të pandemisë së Coronavirusit të ri (COVID-19), në Londër u organizuan protesta kundër dhunës ndaj grave, transmeton Insajderi.
Rreth 200 protestues, kryesisht gra, u mblodhën në Sheshin “Trafalgar” dhe kërkuan ndëshkime më të rrepta nga autoritetet për dhunën ndaj grave, raporton Anadolu Agency (AA).
U organizua një marsh protestues ku pjesëmarrësit mbanin pankarta me mbishkrime të ndryshme.
Megjithëse në Britani është ndaluar tubimi i më shumë se 6 personave, policia nuk ndërhyri ndaj protestës. /Insajderi.com