Autoritetet bullgare kanë urdhëruar që Penka të theret. Arsyeja: E drejta europiane ndalon kthimin e një kafshe të gjallë nga një vend që nuk është anëtar i BE-së.
Një ditë e ngrohtë verore në Bullgari, jo larg fshatit Kopilovci, në afërsi të kufirit me Serbinë. Bujku Ivan Haralampiev ka qenë duke e shoqëruar kopenë e lopëve në livadhe, kur paprtimas lopa me nofkën Penka trembet dhe largohet nga kopeja duke kaluar kufirin në Serbi, një vend që nuk i takon Bashkimit Europian. Atje lopa gjendet nga një bujk serb, i cili e identifikon si lopë bullgare dhe ia kthen sërish pronarit në Bullgari.
Por, gëzimi i bujkut Haralampiev nuk ka zgjatur shumë, pasi autoritetet bullgare kanë urdhëruar që Penka të theret. Arsyeja: E drejta europiane ndalon kthimin e një kafshe të gjallë nga një vend që nuk është anëtar i BE-së, në Unionin Europian.
Një veteriner bullgar ka dëshmuar se Penka është në gjendje të shkëlqyeshme shëndetësore. Por, autoritetet nuk e kanë ndërmend të lëshojnë pe, edhe pse Penka është në muajin e gjashtë të shtatzanisë. “Jemi duke e zbatuar të drejtën europiane”, thuhet në rrethet autoritative bullgare, përcjell Albinfo.ch. Bile edhe as apelet e qytetarëve nuk kanë mundur t`i ndryshojnë gjerat.
“Helmimet e mundshme dhe sëmundjet në vendngjarje nuk mund të përjashtohen, prandaj edhe duhet pak më tepër kohë për të vendosur. Nuk mund të konstatohet që ditën e parë nëse një lopë është e shëndoshë. Jeta e njerëzve është në radhë të parë, ka pohuar një zëhdënëse.
Në të kaluarën, kafshët e importuara nga jashtë BE-së gjithnjë kanë shkaktuar sëmundje të ndryshme. Për ate rregullat në këtë drejtim janë aq të rrepta. Penka është një viktimë e një ligji që në vetvete është i drejtë. Thjesht, ajo është fatkeqe dhe së shpejti pritet të theret.