Loriana Kuka e bronztë në Hungari

Loriana Kuka e bronztë në Hungari

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slam-in që po mbahet në kryeqytetin e Hungarisë, në Budapest, njofton Insajderi.

Xhudistja Kuka, në luftën për medaljen e bronztë mposhti rusen Antonina Shmeleva, me “Ippon” në shënim të artë, kategoria -78 kilogramë.

Loriana fitoi 500 pikë të reja Olimpike për normën Olimpike “Tokyo

2020”.

Për të xhudisten Kuka ishte medalja e parë e fituar në garat e Grand Slam-eve.

Ekipi Olimpik i xhudos e mbyll Grand Slam-in e parë në pandemi me një medalje të artë e fituar nga Distria Krasniqi dhe një medalje të bronztë e fituar nga Loriana Kuka. /Insajderi.com