
Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, ka fituar medaljen e bronztë në Mastersin e Dohas të Katarit, njofton Insajderi.
Loriana Kuka në duelin për medaljen e bronztë, ka mposhtur britaniken Natalie Powell, pas pesë minuta dhe 25” sekondave të duelit. Gjithashtu duhet cekur që këtë meç, Kuka e fitoi me Ippon, në kategorinë deri 78 kilogramë.
Për ekipin e xhudos kosovare, kjo është medalja e katërt në Mastersin e Dohas, pasi më herët në këtë turne, kishin fituar medalje Distria Krasniqi të artën, teksa të bronzta nga ky kompeticion dolën Nora Gjakova dhe Majlinda Kelmendi. Ndërsa, Akil Gjakova përfundoi i shtati në ranglistë. /Insajderi.com