
Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, është mposhtur në luftën e saj të parë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, transmeton Insajderi.
Kuka e cila garon në kategorinë deri 78 kilogramë, pësoi humbje nga izraelitja Inbar Lanir me një waza-ari.
Raundin e parë Kuka e kaloi pa luftë, ndërsa në të dytin e pati përballë izraeliten Lanir, nga e cila pësoi humbje.
Kosova në Tbilisi ka marrë pjesë me katër xhudistë.
Nora Gjakova fitoi të artën në kategorinë deri 57 kilogramë, ndërsa Akil Gjakova doli i pesti në kategorinë deri 73 kilogramë, e Laura Fazliu e shtata në atë deri 63 kilogramë. /Insajderi.com