Loriana, për bilanc historik të Kosovës

Loriana, për bilanc historik të Kosovës

Kampionati Evropian në Xhudo që po zhvillohet në Tel Aviv përfundon sot. Siç dihet, në ditën e parë të këtij turneu, Kosova fitoi dy medalje (Nora Gjakova e artë në -57kg dhe Distria Krasniqi e argjendtë në -52kg), kurse Akil Gjakova, i cili garoi dje nuk arriti përtej çerekfinales.

Sidoqoftë, sot në tatami del përfaqësuesja e fundit e Kosovës në këtë garë, Loriana Kuka, e cila garon në -78kg.

Në rast të një suksesi eventual të Lorianës, Kosova do taë fitonte tri medalje në këtë kampionat evropian, që do të ishte bilanc historik pë ekipin tonë kombëtar të xhudos dhe do të fitonte edhe më shumë në peshë e rëndësi kur dihet se Kosova në këtë gar u përfaqësua pa Majlinda Kelmendin, kampionen aktuale botërore e olimpike.

Orari dhe kundërshtarja e Lorianës, në luftën e parë dhe statistikat nga duelet direkte janë publikuar në raportin e plotë.