Lotito akuzon Taren për Muriqin

Lotito akuzon Taren për Muriqin

Media e njohur italiane “Cittaceleste” raporton se Lotito po akuzon Igli Taren për transferimet që ka bërë dhe në rastin e transferimit të Vedat Muriqit nga Fenerbahçe për shumën e 20 milionë eurove, njofton Insajderi.

Muriqi u aktivizua që nga minuta e 32-të kundër Milanit, por nuk ishte i aftë thuajse për asnjë moment që të vendoste në rrezik portierin Donnaruma. Ndërsa në një informacion ekskluziv që transmeton “Cittaceleste”, tërbimi i Lotitos është hedhur edhe mbi Taren.

“Në këto dhjetë vite, Igli Tare si drejtor sportiv ka bërë shumë gjetje, por edhe po aq transferime të dështuara. Thjesht mendoni për 12 milionët që shpenzoi vetëm një vit e gjysmë më parë për Denis Vavro. Qendra sllovake erdhi nga Kopengaheni, por niveli i tij ishte shumë poshtë parashikimeve. E njëjta gjë vlen edhe për Vedat Muriqin që u pagua për 20 milionë euro. Dje kundër Milanit luajti një pjesë të madhe të ndeshjes. Megjithatë prova e tij ishte e pamjaftueshme. E për këtë arsye tërbimi i Lotitos është hedhur te anëtarët e stafit të tij më të afërt, edhe te Igli Tare për disa transferime të papërshtatshme”, shkruhet në artikullin e “Cittaceleste”. /Insajderi.com