Gjermania fitoi të mërkurën në mbrëmje minimalisht në miqësoren ndaj Çekisë. Goli i vetëm u shënua nga Lukas Valdschmid, ndonëse rastet për shënim nuk munguan nga djemtë e Loë-it. Trajneri i “Pancerave” tha dje gjatë grumbullimit të skuadrës së tij se në ndeshjet e ardhshme me Ukrainën dhe Spanjën do të shihet skuadra e vërtetë, njofton Insajderi.
“Jemi duke kaluar një moment me uljengritje. Ka qenë një sezon i vështirë për të gjithë, por këtu jemi për të luajtur futboll dhe sa herë që zbresim në fushë, duhet të japim më të mirën. Ndaj Çekisë pashë një skuadër me grintë, që kërkonte te fitonte me lojë të bukur. Ashtu siç e thashë edhe pas ndeshjes, jam krenar, por ndeshjet e vërteta do të jenë ato ndaj Ukrainës dhe Spanjës”, tha tekniku gjerman.
Më tej, Low foli edhe për objektivin që ka kombëtarja që drejton, fitimin e Kampionatit Europian. “Të gjitha ndeshjet që po luajmë tani duhet të na shërbejnë për kompeticionin madhor. Ne jemi Gjermania dhe objektivi ynë është gjithmonë të jemi protagonistë. Edhe në Botërorin e Brazilit shumë pak na shihnin si favoritë, por në fund të gjithë e panë se çfarë ndodhi”, ishin fjalët e selektori gjerman. /Insajderi.com