Luajti për grupmoshat e Italisë, Nivokazi ka vendosur të përfaqësojë Kosovën

Luajti për grupmoshat e Italisë, Nivokazi ka vendosur të përfaqësojë Kosovën

Një tjetër sulmues do i bashkohet përfaqësueses së Kosovës. Bëhet fjalë për sulmuesin 21 vjeçar, Rilind Nivokazi, njofton Insajderi.

Ky i fundit ka qenë pjesë e Atalantës në të kaluarën, teksa këtë sezon aktivizohet me skuadrës e Fogias në Serinë C italiane. Gjithashtu sulmuesi ka luajtur edhe për të rinjtë e Italisë, duke filluar nga skuadra U-16, për të vazhduar më tej me U-17 dhe U-18, teksa është grumbulluar edhe me 19-vjeçarët e “azzurëve”, por pa mundur të luajë.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Kosovë, Nivokazi ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën, dhe nga ndeshjet e radhës do të jetë pjesë e ekipit të 21-vjeçarëve, për të shpresuar më pas edhe për një ftesë nga Schaland te ekipi i parë. /Insajderi.com