Luajti sërish titullar – ky është vlerësimi për Xhakën në fitoren e Arsenalit

Luajti sërish titullar – ky është vlerësimi për Xhakën në fitoren e Arsenalit

Granit Xhaka ishte sërish titullar për Arsenalin, në fitoren 1:3 kundër West Hamit.

Skuadra e drejtuar nga Ljungbergu triumfoi në “London Stadium” në kuadër të xhiros së 16-të të Premierligës, shkruan Insporti

Xhaka luajti për 86 minuta në këtë takim, u vlerësua me notë mesatare 6.6 në faqen e statistikave, ‘Sofa Score’.

Ai pati 92 prekje të topit, derisa kishte 85% saktësi të pasimeve, 70 pasime të sakta gjithsej.

Kjo ishte ndeshja e tretë radhazi titullar për Xhakën – pas atyre ndaj Norwichit e Brightonit – që prej kur pati incidentin me tifozët në fundin e muajit tetor.

Ndërkaq, më i miri i ndeshjes ishte sulmuesi Aubameyang me notën 8.1. /Insporti.com/