Ish-boksieri i mirënjohur shqiptar, Luan Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka vlerësuar meçin e mbrëmshëm ndërmjet Anthony Joshuas e Carlos Takamit për titullin e botës në" />

Luan Krasniqi komenton ndeshjen e Joshuas dhe Takamit 

Luan Krasniqi komenton ndeshjen e Joshuas dhe Takamit 

Ish-boksieri i mirënjohur shqiptar, Luan Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka vlerësuar meçin e mbrëmshëm ndërmjet Anthony Joshuas e Carlos Takamit për titullin e botës në boks.

Krasniqi ka lavdëruar paraqitjen e Takamit, duke e cilësuar si të guximshme e luftarake, por kundër klasit të Joshuas nuk është e mjaftueshme.

“Ishte një paraqitje e guximshme dhe luftarake nga Carlos Takami. Por, kundër një njeriu klas si Anthony Joshua, nuk është e mjaftueshme”, ka shkruar Krasniqi.

Joshua mbrëmë e mbrojti titullin e botës në kategorinë e rëndë në boks duke e mposhtur Takamin në raundin e dhjetë, pas ndërprerjes së ndeshjes nga gjyqtari.