Luan Krasniqi tregon pse duhet të ndodhë përballja Wilder-Joshua

Luan Krasniqi tregon pse duhet të ndodhë përballja Wilder-Joshua

Ish-boksieri Luan Krasniq është impresionuar nga boksieri Deontay Wilder që mbrëmë e mposhti Bermane Stivernen.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se shpreson që ta shohë Wilderin duke boksuar kundër Joshuas, për të kuptuar se kush është më i miri i botës.

“Performancë e shkurtër, por mbresëlënëse nga Deontay Wilder. Shpresoj që të ndodhë tani dueli me Anthony Joshuan. Pasi do të sqarohej se kush është numri 1 i padiskutueshëm në peshat e rënda”, ka shkruar Krasniqi.

https://www.youtube.com/watch?v=T5joL5Lm2Mk