Lucas Digne – ndër futbollistët më të kërkuar në ishull

Lucas Digne – ndër futbollistët më të kërkuar në ishull

Forma e dobët e Evertonit, e ka shtyrë Lucas Digne që të kërkojë një largim nga “Goodinson Park”.

Mbrojtësi i krahut të majtë nuk dëshiron që të vazhdojë me “The Toofes” – teksa ofertat kanë vërshuar drejtë tij.

Sipas Goal.com, Chelsea, West ham United dhe Newcastle United janë të interesuara për shërbimet e tij.

Ndërsa, sipas disa raportimeve jo-zyrtare, ai ka pasur ftohje të marrëdhënieve me trajnerin Rafa Benitez, që veçse shton dëshirën për një transferim te ndonjë skuadër e re.

Madje, Digne po e shikon si mundësi që të largohet nga qyteti i Liverpoolit, qysh në afatin kalimtar të janarit.

Chelsea & Manchester City Eye Summer Move for Everton's Lucas Digne |  ht_media

Lucas Digne – foto nga një ndeshje kampionale

Reprezentuesi francez i ishte bashkuar Evertonit në vitin 2019 – pasi anglezët i kishin paguar Barcelonës 18 milionë paund.

Për një kohë të shkurtër, ai la në stol legjendën, Leighton Baines, i cili tashmë i ka varur këpucët.

Krosimet e sakta nga krahu i majtë janë “arma” e tij më e fortë, dhe në dy sezonet e fundit ka qenë ndër futbollistët me më së shumti raste të krijuara për gol – në ishull.

Sezonën e kaluar, ai kishte regjistruar shtatë asistime – një shifër astronomike për pozitën ku ai luan.

Sipas “Transfermarket”, vlera e tij është 30-të milionë euro./Insajderi.com