Liecester, Chelsea, Manchester United dhe Wolves janë duke luftuar kokë me kokë për të siguruar njërin nga 4 vendet e para në t" />

Lufta për top 4 në Premier Ligë, mësoni kundërshtarët e pretendentëve kryesorë (FOTO)

Lufta për top 4 në Premier Ligë, mësoni kundërshtarët e pretendentëve kryesorë (FOTO)

Liecester, Chelsea, Manchester United dhe Wolves janë duke luftuar kokë me kokë për të siguruar njërin nga 4 vendet e para në tabelën e Premier Ligës.
“Luftën më të lehtë në letër, duket se e ka Manchester United, që deri në fund të sezonit do të ndeshet me kundërshtarë si Aston Villa, Southampton, Crystal Palace, West Ham dhe Liecester. Ndërsa kundërshtarët më të vështirë do ti ketë Liecester, që do të ndeshet me Arsenal, Sheffield United, Bournemouth, Tottenham dhe në javën e fundit me ekipin e Manchester United, raporton Insajderi
Në mesin kundërshtarëve të fortë që do të ndeshen me ekipin e Chelsea’s, janë Liverpool dhe Wolves. Ndërsa Wolves, përveç Chelsea’s, do të ketë punë edhe me ekipin e Carlo Ancelotit, Everton’in.
Do të jetë jashtëzakonisht interesante për ta parë se cilat nga këto ekipe do të arrijnë zonën e Ligës së Kampionëve.
/Insajderi.com