Nga çorapet deri tek atletet apo lavatriçet dhe orat. Vendet aziatike po shpresojnë që lufta tregtare SHBA-Kinë do të forcojë prodhimin, ndërsa kompanitë e mëdha kërkojnë të" />

Lufta tregtare SHBA-Kinë do të forcojë prodhimin

Lufta tregtare SHBA-Kinë do të forcojë prodhimin

Nga çorapet deri tek atletet apo lavatriçet dhe orat. Vendet aziatike po shpresojnë që lufta tregtare SHBA-Kinë do të forcojë prodhimin, ndërsa kompanitë e mëdha kërkojnë të zgjedhin vende më të lira, për prodhimin e mallrave të tyre.

Bizneset po largohen nga Kina, që shpesh quhej edhe “fabrika e botës”, dhe po zhvendosen në Vjetnam, Kamboxhia, Indi dhe Indonezi.

Por tendenca është forcuar, ndërsa dy ekonomitë më të mëdha të botës po ashpërsojnë tarifat mbi njëra tjetrën.

“Falë luftës tregtare mes SHBA dhe Kinës, disa sektorë të ekonomisë së Vjetnamit po përfitojnë, veçanërisht sektori ynë i veshjeve”, u shpreh Than Duc Viet.

Casio ka thënë se do të zhvendosë një pjesë të sektorit të prodhimit të orëve të saj në Tajlandë dhe në Japoni, për të evituar taksat amerikane, ndërsa kompania japoneze e prodhimit të printerave, “ricoh”, do të zhvendosë prodhimin në Tajlandë. Gjiganti amerikan i këpucëve, Steve Madden, planifikon të rrisë prodhimin në Kamboxhia, ndërsa kompania që prodhon lavatriçet “Haier” dhe prodhuesi japonez i çorapeve, “Jasan”, që punon për Adidas, Puma etj, synojnë të gjithë Vjetnamin.

Ky i fundit është një zgjedhje logjike e prodhuesve, për shkak të krahut të lirë të punës, sistemit tërheqës të taksave dhe afërsisë me rrjetin e shpërndarjes, që është i ngritur tashmë në Kinë.