Luftë ligjore për shtëpinë e Hitlerit

Në shikim të parë, nuk ka asgjë të jo rëndomtë në njërën nga rrugët kryesore në vendin Braunau në In afër kufirit austriak me Gjermaninë.

Luftë ligjore për shtëpinë e Hitlerit

Mirëpo, gjithçka ndryshon kur dikush nga kalimtarët e shikon tabelën në trotuar para ndërtesës në rrugën Salzburger Vorstadt nr. 15.

Mbishkrimi është në gjuhën gjermane dhe në të përmenden miliona viktima të fashizmit.

Ndërsa në ndërtesën para të cilës gjendet tabela, në vitin 1889 u lind Adolf Hitler, shkruan BBC.

Çdo vit këtë vend e vizitojnë grupet e ndryshme neonaziste për ta festuar ditëlindjen e Hitlerit.

Ndërtesa prej vitit 2016 është në pronësi të qeverisë austriake, e cila e ka blerë këtë patundshmëri për 310.000 euro e më pas ka kumtuar se po planifikon ta rrënojë.

Mirëpo, pronarja e mëparshme Gerlinde Pommer e ka paditur qeverinë dhe tashmë me vite ky rast po “zvarritet” nëpër gjykata. Kohë më parë Prokurori i Qarkut e ka urdhëruar qeverinë të paguaj edhe 1,5 milion euro shtesë, ndërsa në arsyetim të vendimit theksohet rëndësia historike e ndërtesës./Insajderi.com.