Kina vs India

Luftimet për kufirin: Ushtria kineze liron 10 ushtarë indianë

Dy kombet më të mëdha në botë, nga e hëna janë në një konflikt të hapur, për shkak të një pjese të kufirit. Kanë ndodhur luftime frontale. Ka të vdekur e të lënduar.

Luftimet për kufirin: Ushtria kineze liron 10 ushtarë indianë

Kina ka liruar 10 ushtarë indianë, pas përplasjeve që përfunduan me të vrarë në mes të dy vendeve të hënën, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Gazatat indiane, duke cituar burime brenda ushtrisë indiane, thonë se në mesin e të liruarve janë edhe një lejtnantë dhe tre majorë.

Qeveria indiane nuk e ka konfirmuar ende lajmin, e as që ndonjë nga ushtarët po mungonte.

Luftimet në luginën Galwan lanë të vdekur të paktën 20 ushtarë indianë dhe ka rritur tensionet mes dy vendeve.

Kina nuk ka njoftuar për ndonjë të vdekur në mesin e trupave të saj, derisa 76 ushtarë indianë kishin mbetur të lënduar.

Të dyja anët thanë se pala tjetër kishte faj.

Kufiri në mes të dy vendeve në këtë pjesë është i pasqaruar mirë dhe ndryshon vazhdimisht nga ndryshimet topografike në atë pjesë.

Sipas Shiv Aroor, redaktor në India Today, lirimi i trupave indianë ishte një nga çështjet kyçe prejse ka filluar negocimi në mes të dy palëve./Insajeri.com