Kur Barcelona nisi të mendonte seriozisht për të bërë revolucionin e madh në skuadër, Luis Suarez ishte lojtari i parë që u vendos për t’u larguar nga katalanasit. Këtë herë drejtuesit e klubit spanjoll nuhatën keq pasi nuk e menduan dy herë për ta dërguar te Atletico Madrid, duke e falur titullin me duart e tyre.
Futbollisti uruguaian është i pandalshëm me ekipin e Simeones, ndërsa sapo ka arritur që të shënojë edhe kundër Realit të Madridit. Atletico e Madrid po kryeson në shifrat 1-0 falë golit të Luis Suarezit që nuk mund të gabonte përballë Courtois.
Nëse skuadra e Simeones do të arrijë që të mbajë avantazhin shkon në shtatë pikë diferencë nga madrilenët, pa llogaritur këtu që ka edhe një ndeshje më shumë për të luajtur. /Insajderi.com
LUIS SUAREZ🔥
ATM 1 – 0 RMA #ATMRMA #suarez #goal #Liga pic.twitter.com/UDUTvV7v9v
— Actus Foot (@actus_fooot) March 7, 2021