
Pavarësisht se do të vazhdojë të qëndrojë në Europë edhe kur të “varë këpucët në gozhdë”, Luis Suarez ka investuar në vendin e tij të lindjes në Uruguaj, njofton Insajderi.
Sipas asaj që raporton “Ovacion Digital”, sulmuesi i Atletico Madrid i ka dhënë jetë Deportivo LS, një klub i cili do të militojë në ligat amatore dhe si qëllim ka ngjitjen në elitën e futbollit profesionist.
Suarez i cili është duke bërë mirë dhe shënuar rregullisht me Atleticon e Madridit tani më bëhet dhe një investitor në futbollin e vendit të tij duke krijuar edhe një klub futbolli. /Insajderi.com