
Ish futbollisti i Liverpool, tani i Barcelona, Luis Suarez ka uruar skuadrën për titullin e fituar në Premier League.
‘Jordan dhe futbollistë të tjerë të Liverpool. Jam shumë i lumtur për ju dhe familjet tuaja, po ashtu për njerëzit që punojnë në klub dhe tifozët e Liverpool’.
‘Shpresoj se po kënaqeni shumë pasi është dicka e jashtëzakonshme për gjithë mbështetësit e Liverpool’.
‘Ju jeni kampionët’.
Këtë intervistë, Suarez e ka dhënë për kanalin e Liverpool, LFCTV.
Nga viti 2011 deri në vitin 2014, uruguaiani ishte pjesë e ‘reds’.
Insajderi.com