Luis van Gaal i gatshëm të rikthehet te Kombëtarja e Holandës

Luis van Gaal i gatshëm të rikthehet te Kombëtarja e Holandës

Luis van Gaal për herë të tretë pritet të rikthehet në krye të Kombëtares së Holandës, transmeton Insajderi.

Federata e Holandës dhe trajneri 70-vjeçar kanë arritur marrëveshje tashmë për një bashkëpunim që do të zgjas deri në vitin 2022.

Lajmin u raportua nga gazeta holandeze “De Telegraaf”, sipas të cili Van Gaal ka pranuar të drejtojë “Tulipanët” deri në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Deri tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga federata holandeze, e cila tash e disa javë është vënë në kërkim të një trajneri për kombëtaren pas dorëheqjes së Frank de Boer, nën udhëheqjen e të cilit Holanda nuk arriti objektivin e Evropianit, ku u eleminuan nga Republika Çeke në 1/8 e finales.

Van Gaal ka udhëhequr Holandën edhe dy herë tjera, vlen të theksohet sidomos përvoja e tij e dytë, pasi i dëgoi “Tulipanët” deri në gjysëmfinale të Botërorit në vitin 2014, ku edhe u renditën të parët.

Në janar të vitit 2017, pas përfundimit të përvojës me Manchester United, van Gaal, i cili në të kaluarën ka udhëhequr skuadra si Ajax, Barcelona dhe Bayern, deklaroi se do të tërhiqej si trajner, por mundësia për të kontribuar për vendin e tij, duket se e ka shtyrë t’i rikthehet zanatit të vjetër./Insajderi.com