Luka Modric: Sergio Ramos është mbrojtësi më i mirë në botë

Luka Modric: Sergio Ramos është mbrojtësi më i mirë në botë

Mesfushori i Real Madrid, Luka Modric, ka lavdëruar tej mase kapitenin e ekipit të tij, Sergio Ramos.

“Ai(Ramos) është një fenomen. Ne kemi marrëdhënie shumë të mirë mes vete, pasi luajm së bashku qe 8 vite dhe jemi bërë si vëllezër. Ne shkojmë edhe në pushime së bashku, ai është një njeri shumë i mirë dhe i veçantë” tha Modric, transmeton Insajderi.

“Ai është 34 vjeçar dhe përkushtimi i tij në stërvitje dhe kujdesi i tij që ai të jetë në top formë, është inspiruese dhe e pabesueshme. Ai është mbrojtësi më i mirë në botë” përfundoi Modric për Sportske Novosti./Insajderi.com.