Lukaku hyn në historinë e Interit për realizim të golave

Lukaku hyn në historinë e Interit për realizim të golave

Romelu Lukaku nuk di të ndalet përsa i përket golave dhe rekordeve me Interin, njofton Insajderi.

Sipas faqes së statistikave “OPTA Paolo”, sulmuesi belg me golin e fitores mbrëmë ndaj Bolognës është bërë lojtari i shtatë në historinë e Serisë A që të realizojë të paktën 20 gola në dy sezone rradhazi me fanellën e Interit.

Lukaku ndodhet pas këtyre lojtarëve ‘zikaltër’ si, Giuseppe Meazza, Amedeo Amadei, Roberto Boninsegna, Mauro Icardi, Stefano Niers dhe Cristian Vierit.

Romelu Lukaku me Interin këtë sezon është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 35 ndeshje, ku ka realizuar 26 gola dhe duke dhuruar shtatë asiste. /Insajderi.com