Lukaku: Jam një lojtar që e dua fitoren

Lukaku: Jam një lojtar që e dua fitoren

Pas fitores me përmbysje ndaj Torinos nga 0-2 në 4-2, pa diskutim Romelu Lukaku ishte njeriu i ndeshjes sot duke shënuar dy gola dhe duke dhuruar një asist tek goli i Lautaro Martinez, njofton Insajderi.

Në mikrofonat e “DAZN” Lukaku i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve për të qenit lider i këtij Interi.

Lider i ekipi?Jo, unë jam vetëm një lojtar që dëshiron fitoren. Nuk më pëlqen që njerëzit më thonë që jam lideri sepse janë të shumtë lojtarët që kanë luajtur shumë vite këtu dhe janë akoma këtu”, tha fillimisht Lukaku.

Më tej, shton sulmuesi belg “Unë kërkoj të përmirësohem çdo ditë, çdo javë. Për të qenë një kampion duhet të përmirësohesh gjithmonë. Unë dua të bëj më të mirën për Interin”, ishin fjalët e Lukakut pas takimit me Torinon. /Insajderi.com