Lukashenko inaugurohet “tinëz”

Opozita bjelloruse e krahasoi ngjarjen me një “takim hajdutësh” të fshehtë.

Lukashenko inaugurohet “tinëz”

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, rizgjedhja e të cilit çoi vendin në protesta masive për shkak të parregullsive të procesit zgjedhor, e ka bërë procedurën e inaugurimit në një ceremoni të pa paralajmëruar, raporton BBC, transmeton Insajderi.

Sipas mediave shtetërore bjelloruse, ishin disa qindra njerëz që morën pjesë në ceremoninë presidenciale në Pallatin e Pavarësisë në qendër të Minskut.

Nga ana tjetër, dëshmitarët thanë se autokolona e Lukashenkos kaloi nëpër qytet, ndërkohë rrugët u mbyllën.

Megjithatë, evente siç është inaugurimi i presidentit, zakonisht bëhen me shumë reklamim dhe pompozitet paraprak, por nuk ndodhi kështu edhe kësaj here.

Opozita bjelloruse e krahasoi ngjarjen me një “takim hajdutësh” të fshehtë.

Agjencia shtetërore e lajmeve bjelloruse Belta, nuk raportoi fare më herët, por vetëm gjatë kohës sa po ndodhte ceremonia.

“Alexander Lukashenko ka marrë detyrën e Presidentit të Bjellorusisë. Ceremonia e përurimit po zhvillohet në këto minuta në Pallatin e Pavarësisë”, thuhet në lajmin e Belta-s. /Insajderi.com