Lukashenko kërkon ndryshimin e ligjit në mënyrë që pushteti t’i kalojë djalit të tij në rast se presidenti rrëzohet nga detyra apo pushkatohet

Lukashenko kërkon ndryshimin e ligjit në mënyrë që pushteti t’i kalojë djalit të tij në rast se presidenti rrëzohet nga detyra apo pushkatohet

Lideri prej kohësh i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko ka thënë se ai do të ndryshojë ligjin për trashëgiminë presidenciale në mënyrë që këshilli i sigurimit kombëtar, ku djali i tij luan një rol të shquar, të marrë pushtetin në rast të vdekjes së një presidenti ndërsa ishte në detyrë, transmeton Insajderi.

“Më thuaj, nëse nesër nuk ka president, a do të garantonit se gjithçka do të jetë mirë? Jo”, u tha presidenti Lukashenko gazetarëve të shtunën gjatë një vizite në zonat e prekura nga katastrofa bërthamore e Çernobilit në prill 1986, sipas agjencisë së lajmeve Belta, raporton Al Jazeera.

“Unë do të nënshkruaj një dekret se si do të vendoset fuqia në Bjellorusi. Nëse presidenti pushkatohet, të nesërmen këshilli i sigurimit do të marrë fuqinë”, tha ai.

Shumë vëzhgues kanë sugjeruar që Lukashenko, i cili ka qeverisur me një grusht të hekurt që nga viti 1994, synon të krijojë një dinasti politike, megjithëse ai e mohon këtë. Vetë presidenti është kreu i këshillit të sigurimit kombëtar, por djali i tij i madh, Viktor Lukashenko, gjithashtu ka një vend dhe konsiderohet si udhëheqësi jozyrtar i tij.

Sipas ligjit aktual, kryeministri merr kompetencat presidenciale nëse presidenca bëhet e lirë, por Lukashenko tha të shtunën se kryeministri do të ishte vetëm udhëheqësi nominal dhe të gjitha vendimet do të merreshin nga këshilli i sigurimit me 20 vetë. /Insajderi.com