Lukashenko merr përkrahjen ruse në rast të ndonjë intervenimi ndërkombëtar në Bjellorusi

Lukashenko merr përkrahjen ruse në rast të ndonjë intervenimi ndërkombëtar në Bjellorusi

Presidenti i kontestuar i Bjellorurisë, Aleksander Lukashenko, ka biseduar përmes telefonit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për t’u përgatitur në skenarin eventual të intervenimit ndërkombëtar në Bjellorusi.

Mijëra protestues tash e një javë po grumbullohen nëpër rrugët e Bjellorusisë për të kundërshtuar zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit,  për të cilat, Lukashenko, po pretendon një fitore dërmuese, njofton Insajderi.

Madje, ai sot ka thirrur edhe një tubim mbështetës që siç e ka quajtur ai “për ruajjen e vendit dhe pavarësisë”.

Lukashenko dhe Putin, zhvilluan konsultime të hollësishme për të gjitha çështjet. Drejtuesit e vendeve riafirmuan marrëveshjen që në rast të përkeqësimit të situatës në drejtim të kërcënimeve të jashtme, palët do të reagojnë bashkërisht në përputhje me dispozitat e parashikuara nga Traktati i Sigurisë Kolektive, raporton agjencia e lajmeve bjelloruse, Belta.

Kujtojmë se, Aleksander Lukashëno, është në pushtet që nga viit i largët 1994. /Insajderi.com/