Lukashenko: Nuk kam qëllime tjera për momentin pos ruajtjen e Bjellorusisë

Lukashenko: Nuk kam qëllime tjera për momentin pos ruajtjen e Bjellorusisë

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, në një mbledhje me Qendrën e Menaxhimit Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes së Bjellorusisë, tha se nuk ka qëllime tjera për momentin pos ruajtjen e vendit.

“Unë nuk kam qëllime të tjera për momentin, përveçse të ruaj një shtet të pavarur dhe të qëndrueshëm,” tha Lukashenko, raporton agjencia e lajmeve bjelloruse, Belta, transmeton Insajderi.

Këto deklarata vinë në kohën kur protestat opozitare kanë mbuluar Bjellorusinë.

Kjo, pasi presidenti i kontestuar, pretendoi një fitore me mbi 80% të votave në zgjedhjet e 9 gushtit.

I njohur si “Diktatori fundit i Evropës”, Bjellorusia, cilësohet të jetë një vend autoritar. Zemërimi ka kapluar opozitarët të cilët nuk duan ta pranojnë rezultatin e diskutueshëm të zgjedhjeve.

Në anën tjetër, pushteti bjellorus, ka marrë mbështetje nga Moska zyrtare për të bashkuar forcat ushtarake në rast të ndonjë intervenimi ndërkombëtar në Bjellorusi.

6.000 protestues raportohen se janë arrestuar, teksa presidenti, Lukashenko, po ofendon vazhdimisht kundërshtarët protestues. /Insajderi.com/