
Stafi i Televizionit Shtetëror në Bjellorusi është bërë pjesë e aksionit të grevave në revoltën popullore kundër presidentit të kontestuar, Aleksander Lukashenko.
Stafi televiziv doli në protestë kundër censurës dhe rezultateve të zgjedhjeve, të cilat Lukashenko pretendon që i ka fituar me mbi 80% të votave.
Një tjetër grevë pritet pas një fundjave, kur një tubim i opozitës në kryeqytetin Minsk tërhoqi dhjetëra mijëra njerëz. Udhëheqësit e opozitës bënë thirrje për greva, ndërsa zemërimi u rrit për dhunën e policisë në drejtim të protestuesve, pasi protestat shpërthyen pas publikimit të rezultatit të 9 gushti.
Lukashenko ka udhëhequr ish republikën sovjetike që nga 1994, duke mbajtur marrëdhënie të ngushta me Rusinë fqinje, në të cilën Bjellorusia mbështetet shumë për furnizimet e energjisë. /Insajderi.com/