Lukashenko: Po synohet grusht-shtet

Lukashenko: Po synohet grusht-shtet

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka akuzuar kundërshtarët e tij se po përpiqen të bëjnë një grusht shtet.

Ndërsa liderët e opozitës formuan një këshill për të organizuar një transferim të pushtetit, ai tha: “Ne e konsiderojmë patjetër këtë si një përpjekje për të kapur pushtetin”, tha Lukashenko, raporotn BBC.

Opozita kundërshton rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të 9 gushtit, të clat Lukashenko pretendon që i ka fituar me mbi 80% të votave, zemërimi është shumë i madh në kundërshtim të rezultateve kontestuese.

Tash e 10 ditë në Bjellorusi po organizohen protesta masive, me çfarë policia ka arrestuar mbi 6.000 protestues.

Protestuesit pretendojnë për manipulim masiv të votave dhe thonë se fituesi ishte kandidatja e opozitës Svetlana Tikhanovskaya – e cila zyrtarisht siguroi vetëm rreth 10% të votave. /Insajderi.com/