Lul Raka: Mund të kemi kthim të tifozëve në stadiume

Lul Raka: Mund të kemi kthim të tifozëve në stadiume

Mikrobiologu i njohur kosovar, Lul Raka, ka folur për mundësin e rikthimit të fansave në për stadiume të mbyllura dhe te hapura duke dhënë ide se si mund të ndodh kjo gjë.

Shumë shpejt pritet hapja e kinemave në Kosovë, të cilat do të punojnë me ¼ e kapaciteteve të tyre dhe Raka, mendon se kjo është një opsion edhe për eventet sportive.

Çelësi i hapjes së kinemave me ¼ edhe më lehtë mundet të zbatohet në stadiume, por jo në këtë fazë të fillimit pasi e kemi vjeshtën dhe shkollat dhe kemi situatën epidemiologjike”.

“Mirëpo mund të zbatohet shumë lehtë në stadiume me kapacitet 1/4 ose 1/6 e tifozëve”, ka deklaruar Lul Raka, transmeton Insajderi.

Edhe në Evropë, janë duke u shqyrtuar mundësitë e rikthimit të fansave nëpër stadium, por fillimisht është duke u pritur për të ardhur vjeshta dhe për të parë e analizuar valën e dytë të pandemisë, që pritet të godasë botën së shpejti./Insajderi.com