Lyon befason edhe Manchester City-n, kalon në gjysmëfinale

Lyon befason edhe Manchester City-n, kalon në gjysmëfinale

Pasi befasoi Juventuesin, Lyoni, ka befasuar edhe Manchester City, duke e mposhtur 3 me 1 për të kaluar në gjysmëfinale.

Ekipi francez, kaloi në epërsi në minutën e 24 përmes Maxwel Cornet, me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Kevin De Bruyne barazoi për Manchester City, për t’i dhënë shpresë klubit anglez.

Por, Moussa Dembele, me  dy golat e kualifikimit në minutën e 79 dhe 87 vulosi suksesin e madh të klubit francez.

Kështu, Lyoni do të takohet me FC Bayern Munich, e cila gjysmëfinalen e siguroi duke e deklasuar Barcelonën me rezultat 2-8.

Ky është një tjetër dështim i trajnerit spanjoll, Pep Guardiola, në garat evropiane në drejtimin e Manchester City. /Insajder.com/