Lyon po befason Manchester City-n, 45 minutat e ardhshme vendimtare

Lyon po befason Manchester City-n, 45 minutat e ardhshme vendimtare

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes në mes Manchester City vs Lyon.

Ekipi nga Franca, Lyon, është në epërsi me golin Cornet, në minutën e 24′, njofton Insajderi.

Deri në minutën e 30′, Manchester City, nuk kishte arritur të bënte asnjë goditje në drejtim të portës dhe përqindje e topit, ishte në favor të ekipit të Lyon.

Në 15 minutat e fundit të pjesës së parë, Manchester City, e mori dominimin, duke kthyer posedimin e topit, si dhe duke tentuar gjashtë goditje, katër prej të cilave ishin drejt portës.

Ekipit të Pep Guardiola’s, do t’i duhet të gjejë hapësira dhe të shënojë, por duket se Lyon, e ka studiuar shumë mirë lojën dhe deri më tani ka gjithçka nën kontroll./Insajderi.com/