
Ekipi francez, Lyon, ka refuzuar ofertën e klubit nga Premier Liga, Arsenal, për mesfushorin e tyre, Aouar.
Mediat në Francë, raportojnë se ekipi i Mikel Arteta, ka bërë një ofertë tek Lyon, duke ofruar 35 milion funte, plus shërbimet e mesfushorit, Guendouzi, për Aouar, por kjo ofertë është hedhur poshtë nga Lyon, transmeton Insajderi.
Aouar, ishte një nga lojtarët kryesorë të Lyon, në kampanjën e sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve, në të cilën, ekipi i Lyon preku gjysmëfinalen.
Aouar, është duke u kërkuar me ngulm edhe nga ekipi i Serie A, Juventus, por Lyon ka kërkesa të larta për ekipet që dëshirojnë shërbimet e lojtarit./Insajderi.com.