
Ekipi nga Franca, Lyon dhe ai nga Gjermania, Bayern Munich, janë duke bërë nxehjen e fundit para ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Të dy ekipet kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat synojnë të arrijnë finalen e madhe.
Lyon, ka hyrë në këtë takim me formacionin 3-5-2, me këta lojtarë në fushë: Lopes: Marcal, Marcelo, Denayer: Cornet, Aouar, Bruno, Caqueret, Dubois: Depay, Ekambi.
Ndërsa ekipi i Bayern Munich, ka hyrë në këtë takim me formacionin 4-2-3-1, me këta lojtarë në fushë: Neuer, Kimmich, Boateng, Alaba, Davies: Alcantara, Goretzka: Perisic, Muller, Gnabry: Lewandowski./Insajderi.com.