Maas: Sanksione kundër shteteve që furnizojnë Libinë me armë

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas bëri thirrje për sanksione kundër shteteve që furnizojnë me armë Libinë e shkatërruar nga lufta.

Maas: Sanksione kundër shteteve që furnizojnë Libinë me armë

Ai këtë deklaratë e bëri gjatë një takimi me kreun e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Në një konferencë të përbashkët shtypi, Maas dhe Borrell përsëritën se plani i fundit ndërkombëtar i paqes i arritur në Berlin, ishte vetëm një hap në zgjidhjen e konfliktit pothuajse 10-vjeçar të Libisë.

Fuqitë botërore ranë dakord të punojnë drejt zbatimit të një armëpushimi në vendin që ka qenë në trazira që nga përmbysja e diktatorit Moamer Gaddafit në vitin 2011.

Procesi i Berlinit po nxit gjithashtu respektimin e një embargoje të injoruar armësh nga OKB.

Maas dëshiron që plani i paqes të përcaktohet në një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku do të lejohet sanksionimi i shteteve që shkelin embargon e armëve.