Mabetex Prishtina kampion i ri i Futsallit në Kosovë

Mabetex Prishtina kampion i ri i Futsallit në Kosovë

Ka përfunduar ndeshja finale e futsallit mes FC Liburni dhe FC Mabetex Prishtina me rezultat të përgjithshëm 2:4, njofton Insajderi.

Për skuadrën e FC Liburnit ka shënuar Mentor Mejzini dhe Malush Qerimi. Ndërsa për FC Mabetex Prishtina kanë shënuar nga dy gola Azem Brahimi dhe braziliani Alan Jefferson.

Ndeshja është zhvilluar në qytetin e Ferizajt. /Insajderi.com