Macron akuzon Turqinë se po e shkelë marrëveshjen për Libinë, Turqia e fajëson Francën

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka akuzuar të Turqinë se po e shkelë marrëveshjen mbi ndalimin e përzierjes nga jashtë në Libi, me dërgimin e anijeve luftarake dhe transportim të mercenarëve në këtë vend.

Macron akuzon Turqinë se po e shkelë marrëveshjen për Libinë, Turqia e fajëson Francën

Makron ka përshkuar se marrëveshja detare në mes Turqisë dhe qeverisë së pranuar ndërkombëtarisht të Libisë, si dokument është i pavlefshëm dhe pa fuqi politike apo juridike.

“Ne kemi parë në ditët e fundit anijet turke duke shoqëruar mercenarë sirianë që kanë arritur në tokën e Libisë”, ka thënë Macron në një takim me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Pozicionimi “është shkelje e pastër e asaj për të cilën është zotuar presidenti Erdogan në konferencën e Berlinit”, ku liderët botërorë kanë premtuar se do të qëndrojnë larg konfliktit, ka thënë Macron.

“Është dështim i mbajtjes së fjalës”, ka thënë lideri francez.

Nga prilli i vitit të kaluar, Qeveria e Libisë, e njohur nga Kombet e Bashkuara në Tripoli, ka luftuar kundër luftëtarëve të komandantit të pozicionuar në lindje të shtetit, Khalifa Haftar.

Ndonëse qeveria e Fayez al-Sarrajt njihet nga Kombet e Bashkuara, fuqitë botërore janë të ndara rreth asaj se kush duhet ta udhëheqë këtë vend.

Kjo qeveri mbështetet nga Katari dhe Turqia, e cila së fundmi ka dërguar trupa në Libi për t’i ndihmuar Sarrajt.

Moska dyshohet se mbështet Haftarin, mirëpo mohon se financon mercenarë rusë në tokën e Libisë.

Nga ana tjetër Turqia e ka akuzuar Francën se ajo është përgjegjëse për jo stabilitet në Libi.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Turqisë, Hami Aksoy ka thënë se përgjegjësja kryesore për problemet në Libi qysh nga fillimi i krizës në vitin 2011 është Franca dhe se nuk është fshehtësi se ky vend po ofron përkrahje të pakusht komandantit Haftar në shkëmbim të drejtës për pjesëmarrje në burimet natyrore të Libisë./Insajderi.com.